Heroina Mehmetaj, studente e shkëlqyer e Fakultetit Juridik në Pejë është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm. 20-vjeçarja nga fshati Gllogjan i Deçanit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në mëngjesin e sotëm Policia Rajonale e Pejës ka gjetur një trup të pajetë në fshatin Gllogjan të Deçanit. Viktima është e gjinisë femërore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, tha Gashi.
Zëdhënësi i policisë njoftoi se janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.
Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Gazetën Sinjali se janë duke e pritur rasportin e IML-së lidhur me trupin e pajetë të vajzës.
“Po, pasi që e kemi pranuar informatën në Prokurorinë Themelore e Pejës, përkatësisht departamenti për krime të rënda, prokurori kujdesar së bashku me njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarje. Bëhet fjalë për një trup të pa jetë të gjinisë femërore. E njëjta, me vendim të prokurorit të Shtetit është dërguar për obduksion. Hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit”, tha Nikçi.
Ndërkaq, burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Pejë i kanë thënë Gazetës se 20-vjeçare është vetëvarur./Gazeta Sinjali/