image Tragjedia në Gjilan, Haziri e shpallë të premten ditë zie

Kosovë

Vendim/ Tragjedia në Gjilan, Haziri e shpallë të premten ditë zie

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit e ka shpallur të premten ditë zie në Gjilan, pas tragjedisë së rëndë në familjen Bllaca, ku u shuan pesë anëtarët e familjes.

“Me këtë rast, ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planifikuar për këtë ditë, si dhe do të vendosen flamujt në gjysëm shtizë, në të gjitha institucionet komunale”, thuhet në vendimin e kryetarit Haziri, të datës 20 shkurt 2020.

Kujtojmë që pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca para dy ditësh i ka vrarë prindërit e saj, dy vëllezërit dhe pastaj veten. Sipas Policisë, në këtë ngjarje ishte përdoruar arma zyrtare.

Pesë trupat e pajetë u varrosën sot në varrezat e fshatit Cërnicë./GazetaSinjali/