image Tragjedi në Prishtinë: Dyshohet se një 23-vjeçar ka varur veten

Siguri

Tragjedi në Prishtinë: Dyshohet se një 23-vjeçar ka varur veten

news image

Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë, dyshohet se një viktimë mashkull 23 vjeç të jetë vetvarur, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar  njësitë forenzike të policisë, specialist për trajtimin e rasteve të tilla si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.

Po ashtu, është bërë e ditur se aktualisht po trajtohen të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen për ndriçimin e plotë të saj. /Gazeta Sinjali/