image Tottenhami beson që Son do vazhdojë me ta

Futboll

Tottenhami beson që Son do vazhdojë me ta

news image

Skuadra londineze dëshiron ta mbajë për një kohë të gjatë në skuadër yllin korean, transmeton Sinjali Sport.

Krerët e Tottenham Hotspur po besojnë që sulmuesi Heung-min Son do të vazhdojë të ardhmen e tij me ta, duke e rinovuar kontratën me “Gjelat”, raporton “90min”.

E ardhmja e sulmuesit korean ka përhapur spekulime të shumta, ku edhe me situatën momentale të kontratës së sulmuesit Harry Kane, Tottenham po synon që ta sigurojë Son për të ardhmen.

Sezonin e kaluar, Son ka bërë 51 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 22 gola dhe 17 asistime për skuadrën e Tottenham Hotspur.

Të gjitha skuadrat e interesuara në shërbimet e sulmuesit 29 vjeçar, për ta siguruar transferimin e tij, duhet të paguajnë dëmshpërblim prej 90 milionë eurosh. /Gazeta Sinjali Sporti/