image Paralajmërohet zyrtarizimi, Eriksen afër rikthimit në Angli

Futboll

Paralajmërohet zyrtarizimi, Eriksen afër rikthimit në Angli

news image

Christian Eriksen është afër rikthimit te ish-skuadra e tij, Tottenham Hotspur, transmeton Sinjali Sportiv.

Reprezentuesi danez iu bashkua ‘Nerazzurrëve’ në janar të vitit të kaluar, por nuk ka bindur dhe nuk është fare në planet e Antonio Contes.

Sipas raportimeve nga Anglia, 28 vjeçari pritet të rikthehet te Tottenhami dhe se tashmë palët janë në bisedime të avancuara.

Eriksen pritet fillimisht të huazohet te londinezët deri në fund të sezonit, teksa në marrëveshje do përfshihet edhe opsioni i blerjes.

Sipas raportimeve, zyrtarizimi pritet të ndodhë së shpejti. /Sporti në Sinjali/.