image Tottenhami vendos për Gareth Balen

Futboll

Tottenhami vendos për Gareth Balen

news image

Krerët e klubit të Tottenham Hotspurit besohet se kanë vendosur për mos transferimin e Gareth Bale, transmeton Sporti në Sinjali.

Reprezentuesi uellsian u huazua te skuadra londineze para fillimit të sezonit 2020/21, teksa marrëveshja vlen deri në fundin e sezonit.

Bale deri më tani nuk ka arritur që të rikthehet te forma e lartë, teksa Tottenham Hotspur nuk është duke menduar për transferimin e tij të plotë, raporton ‘The Times’.

Sipas gazetës angleze, nëse 31 vjeçari nuk përmirësohet, ai do rikthehet te Real Madridi gjatë verës. /Sporti në Sinjali/.