image Antonio Conte nuk do i bashkohet Tottenhamit

Futboll

Antonio Conte nuk do i bashkohet Tottenhamit

news image

Trajneri italian Antonio Conte nuk i pranon kushtet e Tottenhamit për t’i bashkuar në rolin e trajnerit, njofton Fabrizio Romano përcjell Sinjali Sport.

Menaxheri italian me kushtet momentale nuk është i kënaqur dhe nuk është i bindur me projektin e klub.

Conte, po ashtu nuk i beson anëtarëve të klubit dhe diferencë të madhe ka edhe paga e propozuar nga londinezët.

Sipas Romanos, Spurs janë pajtuar me Fabio Paraticin për pozitën e drejtorit sportiv, por me Conte jo.

Matt Law, gazetar i mediumit anglez “Telegraph” raportoi se gjelat do t’i shikojnë mundësitë tjera për pozitën e trajnerit. /Gazeta Sinjali Sporti/