image Humbja në finale të Ligës së Kampionëve, e afron më shumë Kanen te Man City

Futboll

Humbja në finale të Ligës së Kampionëve, e afron më shumë Kanen te Man City

news image

Harry Kane kërkon largimin, ndërsa Tottenham nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij dhe shpreson që të qëndrojë edhe një tjetër sezon në Londër.

Kapiteni dhe golashënuesi kryesori i Spurs, shprehu publikisht disa ditë më parë dëshirën për të provuar një aventurë të re në karrierë, me synimin për të fituar trofe.

Manchester City është një nga klubet e interesuara për 27-vjeçarin. Kampionët e Anglisë janë gati të heqin dorë nga Gabriel Jesus, i cili pëlqehet nga Tottenham.

“Citizens” duan të përfshijnë sulmuesin brazilian në operacionin që do sillte kalimin e Kane nën urdhrat e Guardiolës, me Tottenham që do siguronte Gabriel Jesus dhe shumë miliona. /Gazeta Sinjali Sporti/