image Harry Kane i bindur se do të fitojë trofe

Futboll

Harry Kane i bindur se do të fitojë trofe

news image

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, thotë se është i sigurt se do të fitojë trofe në karrierën e tij, në ndërkohë që ka spekulime mbi të ardhmen e tij te klubi i Tottenhamit, përcjell Sinjali Sport.

Humbja nga Manchester City në finalen e Kupës Carabao të muajit të kaluar do të thotë se edhe këtë herë Spurs do të jenë pa trofe, të paktën deri në sezonin tjetër.

Kjo ka lëne pa trofe edhe 27 vjeçarin që cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Ai ka thënë në mënyrë të përsëritur se është i lumtur te Spurs ku ka vazhdimisht mundësi ta fitojë trofeun e argjendtë, por megjithëse dështimet e Tottenhamit në fushë këtë sezon kanë bërë që të flitet për një lëvizje të tij në afatin kalimtar të verës.

“Standard Sport” merr vesh që Spurs nuk do të arkëtojë asnjë ofertë për Kane, kontrata aktuale e të cilit zgjat deri në vitin 2024, derisa sulmuesi këmbëngul se nuk po i mbaron koha për ta fituar trofeun.

“Unë kam bërë shumë gjëra në lojë, por ka akoma shumë gjëra në kokën time që dua t’i arrij”.

“Kjo është arsyeja pse luaj, pse u bëra futbollist – që të fitoj dhe t’i kem ato eksperienca me shokët e mi të skuadrës duke ngritur trofe dhe duke fituar ndeshjet më të rëndësishme”, ka deklaruar ai për “BBC Sport”.

Ai ka thënë se ani se kjo nuk ka ndodhur deri tani ka akoma kohë, derisa është i bindur se kjo do të ndodhë. /Gazeta Sinjali Sporti/