image Tottenham – Man City derbi i ditës në top ligat evropiane, Barcelona pa Messin, Berisha e Rashani kanë ndeshjet e radhës

Futboll

Tottenham – Man City derbi i ditës në top ligat evropiane, Barcelona pa Messin, Berisha e Rashani kanë ndeshjet e radhës

news image

Futbollin evropian vazhdon edhe sot me disa ndeshje interesante, shkruan Sinjali Sport.

Në këtë javë kanë filluar tri nga pesë ligat më të mëdha evropiane si: Premierliga, Laliga dhe Bundesliga, derisa Ligue 1 ka filluar javën e kaluar, kurse Seria nis javën e ardhshme.

Sot në top ligat evropiane janë disa ndeshje me rëndësi, e që primati e ka derbi anglez Tottenham – Manchester City.

Spurs presin Citizens në xhiron e parë të elitës së futbollit anglez, ky duel nuk do jetë vetëm brenda fushës, pasi sic dihet skuadra e Guardiolës po bën çmos të nënshkruajë me lojtarin kryesor të londinezëve, Harry Kane.

Në Premierligë, përpos derbit të javës, do luhet edhe një takim tjetër mes Newcastle dhe West Ham United.

Në futbollin spanjoll, sot luhet tri ndeshje, ku kampioni në fuqi, Atletico Madrid, nis garën ndaj Celta Vigos në udhëtim.

Sot do luajë edhe Barcelona, ku do të shohim një skuadër tjetër tashmë, pas largimit të Lionel Messit.

Blaugranasit presin Real Sociedadin në “Camp Nou”.

Ndeshja e fundit e ditës në gadishullin iberik, është mes Sevillës e Rayo Vallecanos.

Bundesliga gjermane, si zakonisht të dielave i ka dy ndeshje në ditë.

Mainzi e pret Leipzigun, derisa Kolni është nikoqir i Hertha Berlinit.

Në elitën e futbollit francez, Ligue 1, sot zhvillohet shtatë takime.

Reims luan kundër Montpellier, ku pritet të luajë Valon Berisha, derisa Elbasan Rashani së bashku me skuadrën e tij, Clermont, presin Troyesin.

Ballafaqimi më interesant kësaj xhiroje në Ligue 1, është mes Marseilles dhe Bordeaxut, që luhet në mbrëmje.

Orari dhe ndeshjet e ditës së sotme është ky:

/GazetaSinjaliSporti/