Tottenhami demoloj Sheffieldin në ndeshjen e javës së 34-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
Skuadra londineze arriti fitore me rezultat të thellë 4-0.
Gareth Bale me një përformancë të jashtëzakonshme i dha fansave përkujtime nga koha kur ishte pjesë e Spurs para se të transferohej te Real Madrid, sulmuesi anësor realizoi tre nga katër golat, ndërsa një tjetër e shtoi Heung-Min Son.
Skuadra e Ryan Mason me këtë fitore u ngrit në pozitën e pestë duke i renditur 56 pikë dhe është në garë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Sheffieldi tashmë e rënë nga liga mbetet e fundit në tabelë me 17 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/