image Tortura makabre të regjimit të Enver Hoxhës, ua digjte organet gjenitale me benzinë

Shqipëri

Tortura makabre të regjimit të Enver Hoxhës, ua digjte organet gjenitale me benzinë

news image

Kastriot Dervishi, studiues i arkivave të kohës së komunizmit në Shqipëri, ka zbuluar torturën makabre që ishte bërë ndaj një farmacisti gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

Duke cituar deklaratën që kishte dhënë kapiten Muço Saliu, Dervishi ka thënë se ndaj farmacistit Alfred Ashiku ishte përdorur tortura e djegies së organeve gjenitale me benzinë.

Ai akuzohej se kishte pasur dijeni për “organizatën tradhtare të deputetëve” dhe për miqësi me misionet anglo-amerikane në Tiranë, ndonëse nuk merrej fare me politikë.

“Në foto janë Sara Blloshmi (1904-1975) dhe Alfred Ashiku (1916-1962), gjatë kohës së verës në një plazh të paidentifikuar. Sara u largua pas lufte me bashkëshortin e saj britanik Vandeleur Robinson, ndërsa farmacisti Alfred Ashiku u arrestua më 16.5.1947. U akuzua se kishte pasur dijeni për “organizatën tradhtare të deputetëve” dhe për miqësi me misionet anglo-amerikane në Tiranë. Ashiku nuk ishte marrë kurrë me politikë. Ndaj tij u përdor edhe një lloj torture e padëgjuar kurrë, sepse aty përzihej urrejtja dhe zilia e njerëzve të regjimit. Sipas deklaratës së datës 25.3.1949 të kapiten Muço Saliut, hetuesi i procesit, nëntoger Gole Bashari, i njohur për llojet e ndryshme të teknikave, kishte përdorur ndaj Ashikut torturën e djegies së organeve gjenitale me benzinë”, ka shkruar Dervishi.

/GazetaSinjali/