image Prangosen dy të miturat që dyshohet se torturuan nxënëset në Prizren - Sinjali

Prangosen dy të miturat që dyshohet se torturuan nxënëset në Prizren

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy vajza të mitura në Prizren, të cilat dyshohen se kanë torturuar bashkëmoshataret e tyre, duke urdhëruar puthjen e këpucëve e prerjen e flokëve, mëson Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se të dyshuarat janë dërguar në ndalim për 24 orë.

Tutje sipas Policisë, hetuesit kanë gjetur prova të mjaftueshme dhe ndaj tyre është hapur rasti si “kanosje”.

Në pamjet e publikuara në media, shihet se si të ashtuquajturat ” të fortat” e shkollave fillore e të mesme torturojnë moshataret e tyre.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin