image Telashet 24 orëshe për blerjen e një bilete mes Kosovës dhe Anglisë

Futboll

Sport/ Telashet 24 orëshe për blerjen e një bilete mes Kosovës dhe Anglisë

news image

Tashmë kanë kaluar 24 orë prej kohës kur biletat për ndeshjen Kosovë – Angli është dashur të jenë në dispozicion të tifozëve për t’u furnizuar me to, në mënyrë që të dielën ta shikojnë ndeshjen e Kombëtares nga “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Sinjali.

Por përkundër gjithë kësaj kohe ueb sajti “tiks.app” nuk ka qenë i qasshëm për qytetarët e vendit që duan të pajisen me një biletë.

Në fakt dyshime të mëdha kanë hedhur qytetarët që në 24 orët e fundit kanë tentuar ta blejnë një biletë për këtë ndeshje. Kanë akuzuar kompaninë për mashtrime të biletave, për çka kanë filluar edhe hetimet ndaj këtij rasti.

Kompania ka dalur me disa njoftime për media duke treguar për probleme të ndryshme. Fillimisht ka thënë se për shkak të mbi ngarkesës ka rënë sajti e më pas nuk kanë thënë se u është sulmuar ueb faqja.

“Për shkak të ngarkesës shumë të madhe momentalisht qasja në webfaqe-n tonë është e pamundur. Shumë shpejt faqja do të jetë aktive përsëri. Shpresoj të kemi mirëkuptimin e juaj pasi që kërkesa është jashtëzakonisht shume e madhe”, thuhej në njoftimin e “tiks.app”./Gazeta Sinjali/