image Torresi ka kaluar me sukses testet mjekësore te Barcelona

Futboll

Torresi ka kaluar me sukses testet mjekësore te Barcelona

news image

Ferran Torres i ka kaluar testet mjekësore dhe së shpejti pritet njoftimi zyrtar se ai është lojtar i ri i Barcelonës.

Javën e kaluar Barça dhe City arritën marrëveshje në parim për kalimin e yllit spanjoll në Camp Nou.

Dhe Torres, dje u pa duke stërvitur i vetëm në Valencia, sot iu nënshtrua testeve mjekësore për ta kompletuar kalimin në Camp Nou.

Pasi i kaloi testet mjekësore, 21-vjeçari u shpreh: “Jam shumë i lumtur”.

Përfaqësuesi i Spanjës është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje afatgjate me Barcelonën, pasi vendosi të kthehet në atdhe, ku fillimisht e nisi karrierën te Valencia.

Zyrtarisht 21-vjeçari do të jetë lojtar i Barcelonës sot më vonë, pasi ekzaminimet mjekësore treguan se ai është mirë.

Besohet se Barcelona do ta organizojë një konferencë për media të martën për ta prezantuar Torresin. /Gazeta Sinjali Sporti/