image Tollovi në IKShPK, qytetarët "të ngjitur" me njëri-tjetrin presin rezultatet e testeve dhe analizave (PAMJE)

Sinjalizime

Tollovi në IKShPK, qytetarët “të ngjitur” me njëri-tjetrin presin rezultatet e testeve dhe analizave (PAMJE)

news image

Qendra e testimit për COVID-19 në Prishtinë është mbushur nga qytetarët, të cilët kanë shkuar të bëjnë testin, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka shkruar në adresë të Sinjalit dhe është ankuar për tollovinë e madhe që është krijuar aty, pasi që sipas tij shumica nga ata nuk janë duke respektuar masat anti-COVID.

Ai për Sinjalin tha se nga numri i personave që po presin që aty të testohen dhe t’i bëjnë analizat është i madh dhe pritjet janë të gjata më shumë se një orë.

Nga pamjet që sinjalizuesi ka dërguar shihet se numri i personave që po presin me rend është i madh dhe shumica prej tyre nuk janë duke i respektuar masat që janë paraparë kundër koronavirusit.

Madje, sinjalizuesi pretendon se disa nga personat po hynë me të njohshëm në rend.

/GazetaSinjali/