image Tjetër aksident në Prishtinë, Policia jep detaje

Siguri

Tjetër aksident në Prishtinë, Policia jep detaje

news image

Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident tjetër në Prishtinë në lagjen “Emshir” ku të përfshira kanë qenë një veturë dhe një motoçikletë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, dhe pastaj është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Emshir në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i hetimeve të trafikut”, tha Ahmeti.

/Gazeta Sinjali/