Tifozi çek që u sulmua brutalisht nga dy persona të panjohur midis Prishtinës, pak minuta pasi ka përfunduar ndeshja e futbollit në stadiumin “Fadil Vokrri”, nuk e ka raportuar rastin në polici. Megjithatë, policia tashmë ka marrë informacionin dhe pamjet që janë publikuar në media prej të cilave po e trajton rastin, raporton Sinjali.
Sinjali ka pyetur policinë nëse kanë identifikuar personat që kanë sulmuar fizikisht tifozin çek, i cili në video shihet se po ua zgjatë dorën sulmuesve për t’ua uruar fitoren.
“Nuk ka rast të raportuar, është një informatë të cilën e kemi marrë nga publikimet në rrjete sociale. Si informatë është duke u trajtuar nga njësitet kompetente”, tha për Sinjalin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Pamjet e sulmit: