Manchester United është tërhequr nga një lëvizje për Marko Arnautovic, ka kuptuar The Athletic.
Bologna refuzoi një ofertë prej 8 milionë eurosh për sulmuesin në fundjavë dhe pritej një ofertë e përmirësuar. Por United tani ka vendosur kundër vazhdimit të ndjekjes.
Kuptohet se United ka marrë një sërë ankesash nga tifozët për idenë që klubi të nënshkruajë me 33-vjeçarin.
Kishte akuza se ish-lojtari i West Ham United dhe Stoke City përdori një sharje antishqiptare gjatë ndeshjes së Austrisë kundër Maqedonisë së Veriut në Euro 2020, transmeton Sinjali Sport.
UEFA lëshoi një ndalim me një ndeshje si ndëshkim dhe mbështetësit e United i dërguan email klubit për të kërkuar shqyrtim për këtë çështje.
Michael Damevski, i cili është me origjinë nga Maqedonia e Veriut, i shkroi United për të pyetur se si nënshkrimi i Arnautovic do të korrespondonte me qasjen e tolerancës zero të klubit ndaj racizmit. Një anëtar i stafit të klubit u përgjigj duke thënë se shqetësimet e Damevskit ishin vërejtur.
Disa fansa gjithashtu i dërguan email drejtpërsëdrejti edhe shefit ekzekutiv Richard Arnold.
Si rrjedhojë e kësa, klubi anglez ka vendosur për të mos bërë një ofertë tjetër për Arnautovic, duke e anuluar kështu këtë transferim.