image Tifozët e Feyenoordit krijojnë atmosferë të “zjarrtë” në Prishtinë para ndeshjes me Dritën (VIDEO)

Futboll

Tifozët e Feyenoordit krijojnë atmosferë të “zjarrtë” në Prishtinë para ndeshjes me Dritën (VIDEO)

news image

Drita nesër do të përballet me Feyenoordin në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Për ta parë këtë ndeshje, Prishtinës ia kanë mësyer edhe disa tifozë të skuadrës holandeze, të cilët tashmë po krijojnë atmosferë të “zjarrtë”, duke kënduar për skuadrën e tyre.

Përballja mes Dritës dhe Feyenoordit do të fillojë në orën 21:00.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për UEFA Conference League./Gazeta Sinjali Sporti/