image Thirreni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person ose dini diçka për të

Siguri

Thirreni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person ose dini diçka për të

news image

Policia e Pejës po kërkon ndihmë nga qytetarët për ta arrestuar Tush Frrokajn nga Gjakova.

Bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

Tush (Nue) Frrokaj, i lindur me 25.06.1975  në Gjakovë, kërkohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, njofton Policia, shkruan Gazeta Sinjali.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: