Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i mitur është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë një person të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima, sipas policisë, është duke u trajtuar në spital.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.