image Therje me thikë në mes të rrugës në Fushë Kosovë, një person dërgohet në gjendje të rëndë në Emergjencë

Siguri

Therje me thikë në mes të rrugës në Fushë Kosovë, një person dërgohet në gjendje të rëndë në Emergjencë

news image

Sonte rreth orës 21:40 ka ndodhur një incident në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, ku një person është sulmuar me thikë nga persona akoma të panjohur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është therur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I njëjti tashmë veçse ka arritur me autoambulancë në Emergjencë, ndërkohë qe në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/