image Ky është shoferi që goditi këmbësorin në Fushë Kosovë nga pakujdesia, i shkaktoi lëndime të rënda

Siguri

Ky është shoferi që goditi këmbësorin në Fushë Kosovë nga pakujdesia, i shkaktoi lëndime të rënda

news image

Një aksident i rëndë në trafik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në fshatin Brejse të Fushë Kosovës, ku shoferi i një veture ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë, është 47-vjeçari, Brahim Gashi.

Gashi dyshohet se për shkak të pakujdesisë teksa ishte në timon ka goditur me veturën e tij një këmbësor, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

47-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/