image "Shumë keq për fëmijët e lagjes", qytetari ankohet për mosgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Kosovë

Kosovë

“Shumë keq për fëmijët e lagjes”, qytetari ankohet për mosgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Kosovë

news image

Rastet kur rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kontejnerët që nuk zënë më vend janë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve të vendit tonë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë po i shqetëson edhe banorët e komunitetit pakicë në Fushë-Kosovë.

Një sinjalizues, banor i kësaj lagje ka dërguar disa fotografi në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihen kontejnerët e mbushura me mbeturina dhe për shkak të mungesës së hapësirës janë shpërndarë edhe në tokë.

Sipas sinjalizuesit, kompania e pastrimit në këtë komunë për rreth dy javë nuk i kanë deponuar mbeturinat.

“Shume keq per femijet e lagjes”, tha sinjalizuesi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/