Sonte rreth orës 21:45 një person është therur me thikë, afër lokaleve të Lesnës, në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, ai tha se personi i lënduar mashkull është rreth 26-vjeçar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës është duke kryer hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ndodhjes së këtij incidenti.
“Ju njoftoj se me datë 11.11.2020 rreth orës 21:45 Policia ka pranuar informatën se një person është i therur me thikë, afër lokaleve te Lesnës. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion. Personi i lënduar mashkull (viti i lindjes 1994) është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ndodhjes së këtij incidenti”, thuhet në përgjigjen e PK-së.