image Theret një person në Fushë Kosovë, arratiset i dyshuari

Siguri

Theret një person në Fushë Kosovë, arratiset i dyshuari

news image

Një sulm me armë të ftohta ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:10 në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin, është sulmuar me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga Policia.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit është hapur rast ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/