Një person i mitur është therur me thikë dje në Fushë Kosovë, ndërsa rastin e ka denoncuar sot në Polici, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 16-vjeçari ka deklaruar se ka takuar personin e dyshuar, i cili po ashtu është i mitur, teksa po kthehej nga shkolla.
Sinjali mëson se deri tek incidenti erdhi pas një mosmarrëveshjeje mes dy të miturve, ku i dyshuari e ka goditur dy herë me një mjet të mprehtë në shpinë.
Sipas burimeve, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur, ndërsa viktimës nuk i është ofruar tretmani mjekësor në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit për të mitur, me urdhër të së cilës është inicuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’.