image Theret me thikë një person në Viti

Siguri

Theret me thikë një person në Viti

news image

Një person është sulmuar me mjet të mprehtë – thikë mbrëmë, rreth orës 22:00, në rrugën “Rexhep Bislimi, në Viti, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka mbetur i lënduar gjatë një përleshjeje fizike që ka pasur me një person tjetër, i cili përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës.

Për shkak të lëndime që ka pësuar nga thika, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq nga i dyshuari, policia bën të ditur se ka konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që ai të dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/