image Theret me thikë një person në Prizren, dërgohet në spital

Siguri

Theret me thikë një person në Prizren, dërgohet në spital

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë një mashkull, transmeton Gazeta Sinjali.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.

Kurse, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe i është konfiskuar një thikë që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

“Prizren 04.10.2020 – 21:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje si dhe i është konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, njofton Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/