image Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Siguri

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

news image

Sot një person është therur me thikë në fshatin Çagllavicë të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se viktima është dërguar në QKUK për trajtim, për shkak të lëndimeve të marra.

“Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë. Policia menjëherë ka filluar me  trajtimin e të gjitha  informacioneve që ndërlidhen me rastin dhe aktualisht ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

/GazetaSinjali/