image Theret me thikë një person në Prishtinë

Raporti/ Theret me thikë një person në Prishtinë

news image

Një person është therur me thikë mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është therur me thikë, e më pas ka pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 07.03.2020 – 20:15. Viktima mashkull K-Shqiptar, ka informuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K-Shqiptar e kishte therur me thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/