image Theret me thikë një person në Pejë

Kosovë

Siguri/ Theret me thikë një person në Pejë

news image

Një person është therur me thikë nga një i dyshuar, pas një mosmarrëveshje në një lokal në fshatin Katundi i ri në Pejë, mbrëmjen e 22 majit rreth orës 23:50, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç raporton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, për shkak të lëndimeve të marra, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është ende nën përkujdesjen mjekësore.

“Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa njeri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/