image Theret me thikë një 26-vjeçar në Prishtinë

Siguri

Theret me thikë një 26-vjeçar në Prishtinë

news image

Një 26-vjeçar është therur me thikë gjatë një përleshjeje sonte rreth orës 18:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve të marra ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Gazetën Sinjali se A.K.., 39 vjeç, është arrestuar si i dyshuar për këtë rast.

“Rreth orës 18:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Me të marrë informatë policia me veprime të shpejta ka arritur që në vendin e ngjarjes të arrestojë të dyshuarin A. K. 39 vjeç dhe të njëjtin ka dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë.”

“Nga informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 26 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./Gazeta Sinjali/