Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lipjan, ku një person 17-vjeçar është therur me thikë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se 17-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Ai dyshohet se është therur në fshatin Shalë të Lipjanit dhe sipas informacioneve gjendja e tij është e rëndë, pasi që ka gjakderdhje të madhe.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Lidhur me ngjarjen Sinjali do të ju mbajë të informuar.