image “Tezaku” i shefit të Krimeve Ekonomike që u arrestua mbrëmë njihej edhe për shkelje tjera

Kosovë

Korrupsion/ “Tezaku” i shefit të Krimeve Ekonomike që u arrestua mbrëmë njihej edhe për shkelje tjera

news image

Pasi shefi i Krimeve Ekonomike, Bashkim Spahiu pranoi sot se hetuesi i arrestuar mbrëmë, Lavdim Osmani është tezak e tij, konfirmoi se i arrestuari njihej edhe për shkelje të ndryshme brenda Policisë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Hetimeve, Riza Shillova i cili në konferencën për media të mbajtur nga Policia, ,tha se për Osmanin është kërkuar transferim dhe ulje në pagë.

“Zyrtari Lavdim Osmani është i njohur për aktivitete dhe shkelje të ndryshme brenda policisë. Sot mora informacion se i njëjti është kërkuar që të transferohet dhe të ketë ulje në pagë. Në janar kemi marrë rekomandim”, ka thënë Shillova.

Rekomandimi për transferimin e tij është marrë në muajin janar dhe pritej vetëm vendimi për transfer, raporton Gazeta Sinjali.

Hetuesi i lartë i Krimeve Ekonomike, Lavdim Osmani është arrestuar në mbrëmjen e djeshme nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Përveç Osmanit,  mbrëmë është arrestuar edhe një hetues tjetër i Krimeve Ekonomike, Lutfi Menxhiqi i cili dyshohet për korrupsion./Gazeta Sinjali/