image Tevez tregon për shanset e Man Cityt në eliminimin e Realit

Futboll

Tevez tregon për shanset e Man Cityt në eliminimin e Realit

news image

Manchester City dhe Real Madridi do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të martën në Angli, teksa ndeshje kthyese në Spanjë të mërkurën.

Ish-lojtari i Manchester Cityt, Carlos Tevez ka folur për mundësitë e ish-skuadrës së tij për një kalim tutje në finale.

“Është e barabartë 50/50. Jam shumë i lumtur që shoh Cityn në këtë pozicion, duke luftuar kundër skuadrave më të mëdha në Evropë.

“Nuk ka qenë ende e mundur të fitohet Liga e Kampionëve, por unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është që pas dhjetë vitesh City po luan si të barabartë kundër skuadrave si Real Madridi dhe siç bëri në ndeshjen e fundit kundër Atléticos.

“Është shumë kënaqësi të shohësh se çfarë është bërë City në këto 10 vite. Është diçka mbresëlënëse. Ne kemi kaluar nga lufta në mes të tabelës së ligës në të njëjtin nivel me më të mëdhenjtë (në Evropë).

“Është një arritje që ne të gjithë duhet të ndihemi krenarë“, ka deklaruar Tevez.

/GazetaSinjaliSport/