Numri i vrasjeve si shkak i dhunës në familje në vendin tonë është rritur ditëve të fundit, ku ndodhen tri vrasje, ku dy viktima ishin të gjinisë femërore dhe një mashkull, raporton Gazeta Sinjali.
Jo rrallë herë dëgjojmë raste të dhunës brenda familjes, me të lënduar, të arrestuar e me të vrarë.
Si pasoj e dhunës në familje këtë vit kanë ndodhur tetë vrasje prej tyre 5 meshkuj e 3 femra.
Nga Policia e Kosovës tregojnë për Gazetën Sinjali se nga 1 janari deri me tash kanë ndodhur 7 raste të vrasjes brenda familjes, prej tyre viktima ishin 5 meshkuj e 3 femra. Derisa raste të dhunës në familje sivjet ishin 2 mijë e 273.
Nga Policia tregojnë se në vitin 2021 ishin 7 raste të vrasjes prej tyre viktima ishin 4 meshkuj dhe 3 femra. Derisa janë evidentuar 2 mijë e 456 raste të dhunës në familje me 2 mijë e 486 viktima.
Ndërsa në vitin 2020 ishin 13 raste të vrasjes prej tyre viktima ishin 13 meshkuj e 7 femra.
Policia e Kosovës thanë për Gazetën Sinjali se që nga themelimi i saj i ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje. Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetdijësuese për pasojat e dhunës në familje duke e potencuar në vazhdimësi se dhuna nuk ndalet pa u raportuar, pa u trajtuar nga organet kompetente.
“Rastet e dhunës në familje janë raste të ndjeshme, dhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje është; si parandalimi për dhunën në njërën anë si dhe trajtimi i rasteve më seriozitet, ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite”, thonë Policia.
Më tej nga Policia e Kosovës tregojnë se rastet e dhunës në familje në secilin stacion policor trajtohen nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme.
Policia e Kosovës theksojnë se në vazhdimësi ka bashkëpunuar me institucionet relevante për të parandaluar dhe nëse ndodhin për t’i trajtuar rastet e dhunës në familje.
Policia ka përdorë forma të ndryshme për të arritur këtë qëllim, si: fushatat, shpërndarja e fletë-palosjeve më porosi konkrete, ligjërata në shkolla etj. Natyrisht se bashkëpunimi me media dhe përdorimi i rrjeteve sociale na ka ndihmuar që porosia jonë të përhapët dhe të shkojë të sa më shumë persona, e ky është qëllim primar , sepse pas vetëdijesimit, vije deri te shtimi i njoftimeve për raste të tilla.