image Tetë muaj burg për keqpërdorim detyre ndaj zyrtarit të komunës së Kllokotit

Tetë muaj burg për keqpërdorim detyre ndaj zyrtarit të komunës së Kllokotit

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me tetë muaj burg të akuzuarin N. N., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas Kodit Penal të Kosovës.

“I akuzuari nga muaji gusht 2015 deri në prill 2017, në cilësinë e drejtorit për Buxhet dhe Financa të Kllokotit, ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, në atë mënyrë pa qenë i autorizuar ka bërë pranimin e 14.013,50 euro nga zyrtari B.B., arkëtari B. T. dhe Zh. V., të cilat të holla kanë qenë rrjedhojë e inkasimit të taksave për shërbime komunale, ashtu që shumën prej 3.623 euro ka transferuar në llogarinë bankare të komunës, ndërsa nuk e ka dorëzuar shumën prej 10.390,50 euro, duke përfituar për vete dhe duke i shkaktuar dëm komunës për shumën e lartcekur”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Gazeta Sinjali/