image “Testi i lehtë për policë”, Berisha – Mehmetit: Ato pyetje me i pru sot këtu s’dimë me i zgjedh as unë, as ti, as deputetët

Siguri

“Testi i lehtë për policë”, Berisha – Mehmetit: Ato pyetje me i pru sot këtu s’dimë me i zgjedh as unë, as ti, as deputetët

news image

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje, Bekë Berisha, ka reaguar pas deklaratës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili tha se pyetjet e testit për rekrutë në Polici ishin të lehta.

Pyetjet kryesisht ishin që mësohen në shkollë fillore apo të mesme. Grupi punues ka përgatitur pyetjet të thjeshta të përgjithshme pa u thelluar në njohuri akademike. Testi është përbërë nga 100 pyetje dhe ishte kohëzgjatja ishte 2:30 orë”, tha Mehmeti para Komisionit.

E ishte Berisha ai që tha se ato pyetje nuk dinë t’i zgjedhin as deputetët.

Më tutje, deputeti i AAK-së tha se testi është hartuar nga profesorë që i shërojnë komplekset e tyre.

E potencove disa herë që pyetjet e testin kanë qenë të lehta. Unë ja u kam pru disa herë deputetëve pyetjet edhe me i pru sot këtu nuk e di a dini me i zgjedh. Ne, ju , këta ndërkombëtarët e krejt. Arbëri nuk i ka zgjedh. Jemi tu fol për rekrut. Djem e vajza që janë të rinj. Dihet se çfarë niveli të arsimimit kemi, se jemi në listë në fund dhe me i ngarku aq shumë ata, me profesorë e asi që po i shërojnë komplekset e veta”, deklaroi ai.

Një kundërpërgjigje Berishës i erdhi nga drejtori i Policisë Mehmeti.

Ai tha se është problem nëse një zyrtar policor nuk din gjuhë shqipe dhe matematikë.

Është me rëndësi që të kemi policë që dinë me shkru shqip dhe që dinë matematik që duhet. Nëse dikush nuk e dinë gjuhën shqipe është pak problem na me e mësu me trajnime. Nëse dikush në matematikë nuk dinë me mbledh, zbrit e shumëzua, vërtetë është problem për shkak se ne nuk kemi kapacitet ta mësojmë dikë drejtshkrim. Trajnerët tanë dinë me i mësu qysh me përdor armën, qysh me arrestu dikë por trajnerët tanë e kanë problem me msu gjuhë shqipe apo matematikë”, tha Mehmeti. 

/GazetaSinjali/