Marketet në Kosovë shpesh janë cak i hajnave të cilët përveç parave të gatshme, planifikojnë të kapin edhe gjësende ushqimore. Grabitje të tilla kryhen shpesh edhe nën kërcënimin e armëve, çka shkakton pasiguri dhe ankth te punëtorët e këtyre bizneseve, raporton Gazeta Sinjali.
Një grabitje e armatosur ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën Fehmi Agani” në Gjilan, te marketi “Tina”.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se punëtorët e marketit derisa ishin duke punuar janë ballafaquar me një person të maskuar, i cili nën kërcënimin e armës ka arritur që të marrë arkën me të gjitha të hollat.
Por këtë herë hajni nuk ka arritur të ikë, pasi fillimisht i dyshuari është konfrontuar me punëtorët, të cilët arritën ta ndalin, duke e vënë nën kontroll derisa ka intervenuar Policia.
Posa Policia ka arritur në lokacion, e kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor ndërsa armë është konfiskuar.
Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur më rastin.