image Tërmeti në Japoni, momenti kur nxirret e gjallë 90-vjeçarja pas 124 orëve - VIDEO

Botë

Tërmeti në Japoni, momenti kur nxirret e gjallë 90-vjeçarja pas 124 orëve – VIDEO

news image

Një grua e moshuar rreth të 90-tave është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një shtëpie dykatëshe më shumë se pesë ditë pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Japoninë.

Ekipet e shpëtimit e gjetën gruan në qytetin Suzu në prefekturën Ishikaëa të shtunën në mbrëmje – 124 orë pasi goditi tërmeti – dhe e dërguan atë në një spital aty pranë, sipas transmetuesit publik japonez NHK, shkruan BBC.

Të dielën, një mjek u tha gazetarëve se gruaja është mjaft mirë për të bërë biseda, por këmbët e saj janë të lënduara.

Kume Takanori, një anëtar i ekipit të shpëtimit emergjent, tha për NHK se gjunjët e gruas ishin ngecur nën mobilje brenda një hapësire shumë të ngushtë midis katit të parë dhe të dytë. U deshën orë të tëra për ta liruar, tha Takanori.

Tërmeti me magnitudë 7.5 që goditi Japoninë qendrore më 1 janar, shkaktoi alarme për cunami deri në Rusinë lindore.

Mijëra njerëz që jetonin në zonat bregdetare u detyruan të evakuonin shtëpitë e tyre pasi ndërtesat dhe rrugët u shembën.

Numri i të vdekurve nga fatkeqësia natyrore është të paktën 126, sipas shifrave të fundit të publikuara nga autoritetet japoneze të shtunën.

/GazetaSinjali/