image Policia kapë personin që po voziste pa patentë shofer për 60 vjet

Botë

Policia kapë personin që po voziste pa patentë shofer për 60 vjet

news image

Policia në Japoni ndaloi një shofer të moshuar, i cili kishte rreth 60 vjet që drejtonte makinën pa patentë.

Policia e Prefekturës Hyogo ndaloi 82-vjeçarin Toshiyuki Ishibashi. Patrullat ndaluan makinën e Ishibashit dhe konstatuan se ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Sipas një prej policëve, kur i kërkoi burrit të tregonte patentën e shoferit, rezultoi se ai nuk kishte asnjë dokument me vete.

Siç ka shpjeguar vetë Ishibashi, patenta e shoferit i është hequr në moshën 20-vjeçare dhe që atëherë nuk e ka marrë më.

Nuk saktësohet se çfarë sanksionesh do të zbatohen për 82-vjeçarin.

/GazetaSinjali/