image Ter Stegen kërkon nga Barcelona ta transferojë yllin e Bajernit

Futboll

Ter Stegen kërkon nga Barcelona ta transferojë yllin e Bajernit

news image

Marc-André Ter Stegen do të dëshironte ta shihte Thiago Alcantaran përsëri në FC Barcelona. 

Portieri gjerman ka folur për Sport Bild duke thënë se stili i mesfushorit spanjoll i përshtatet atyre.

“Unë do të doja ta kisha Thiagon në ekip. Stili i tij na përshtatet mirë dhe ai ka një personalitet interesant”. u shpreh numri një i Barcelonës.

Alcantara është shumë afër nënshkrimit me Liverpoolin. Thiago ka 12 muaj të mbetur në kontratën e tij me Bayern Munichun dhe pas shtatë vitesh në Gjermani është gati për një sfidë të re. 

Ai ka dëshirë që të transferohet te kampioni i Premierligës./Gazeta Sinjali/