Dy shtetas maqedonas janë kapur nga policia pasi po tentonin qe të kalonin në këmbë kufirin në mënyrë ilagale, njofton Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në Han të Elezit.
“Njësia patrulluese ka kapur dy persona meshkuj shtetas të Maqedonisë se Veriut duke kaluar kufirin këmbë ilegalisht. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, personat janë depërtuar në Maqedoni./GazetaSinjali/