Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, një femër dhe tre meshkujt të cilët tentuan të kalonin ilegalisht kufirin në këmbë, shkruan Gazeta Sinjali.
Arrestimi i tyre u bë mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:30, në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Të arrestuarit janë dërguar në karantinë, pasi fillimisht u kontrolluan nga mjekët. /Gazeta Sinjali/