Policia e Kosovës ka arrestuar dy person në fshatin Vërmicë të cilët dyshohen se e kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.
Të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë, njëri nga ta arrestuarit është femër e moshës 15 vjeçare.
“Fshati Vërmicë, Gjakovë 16.01.2020-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarën femër shtetase të Shqipërisë e kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara u është dërguar autoriteteve shqiptare, pasi që ishte e moshës 15 vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara u është dërguar autoriteteve shqiptare, pasi që ishte e moshës 15 vjeçare. /Gazeta Sinjali/