image Tenton të paguajë me 500 euro false në "Viva Fresh Store", zbulohet nga menaxherja

Siguri

Tenton të paguajë me 500 euro false në “Viva Fresh Store”, zbulohet nga menaxherja

news image

Një grua ka tentuar që të paguajë disa artikuj me para të falsifikuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, konsumatorja ka dashur që të paguajë me 500 euro të falsifikuara.

Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në supermarketin “Viva Fresh Store” që gjendet në rrugën “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Se paratë janë të falsifikuara, Sinjali mëson se e ka zbuluar menaxherja e supermarketit, e cila e ka njoftuar edhe policinë.

Kjo kartëmonedhë është sekuestruar nga njësiti i hetimeve./Gazeta Sinjali/