Një shtetas belg është arrestuar në aeroportin e Limas në Peru, pasi në valixhen e tij u gjetën 20 zogj të gjallë.
54-vjeçari ishte përpjekur t’i trafikonte zogjtë duke i fshehur brenda në kuti të vogla për shumë orë, më qëllimin që t’i shiste në Madrid, transmeton Gazeta Sinjali.
Burri është arrestuar të hënën dhe rrezikon të dënohet me 5 vite burg, me akuzën për trafikimin e kafshëve të egra./Gazeta Sinjali/