Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Rahovec, pasi në gjendje të dehur ka rrezikuar familjarët dhe ka demoluar gjësende nëpër shtëpi.
Raportohet se i dyshuari ka tentuar që në vendin e ngjarjes t’i sulmojë edhe zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia bën të ditur se në konsultim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/